Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

MKRS ndanë 8 milionë euro për federatat sportive

Gazeta10
05 March 2025 - 14:12

Janë nënshkruar memorandume për mbështetje financiare vjetore për vitin 2025 të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport me Komitetin Olimpik të Kosovës, Komitetin Paralimpik, Olimpiadën Speciale të Kosovës, Federatën e Xhudos, Mundjes, Boksit, Aeronautikes, Gjimnastikës, Muay thai, Federatën e Autosporteve, Kickbox, Bodybuilding, Federatën e Padelit, Pikados, Futbollit, Volejbollit, Sportit Shkollor, Shahut, Sportit Universitar, Boullingut, Esports, Golfit, Motociklizmit, Biliardos, Ragbit, Atletikës, Shenjtarisë, Federatën e Sporteve për të Verbër, Federatën e Skitarisë, Badmingtonit, Kajakimit, Çiklizmit, Taekëondos, të Peshëngritjes dhe Federatën e Tenisit.

Me këtë rast, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani i njoftoi federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend.

Shuma totale për mbështetje të të gjitha federatave dhe organizatave sportive këtë vit është afër 8 milionë euro.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.