Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

MMPHI apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të mjegullës

Gazeta10
15 December 2025 - 17:25

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në ditët me mjegull, për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rritjes së rrezikut për aksidente në trafik.Përmes një komunikate, ministria ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe nga automjetet përpara dhe të përdorin dritat e mjegullës në përputhje me rregullat e komunikacionit.Po ashtu, MMPHI u ka bërë thirrje shoferëve që të shmangin parakalimet e panevojshme, të sinjalizojnë me kohë çdo veprim dhe të qëndrojnë të përqendruar gjatë gjithë kohës gjatë drejtimit të automjetit.“Siguria juaj dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik është prioritet. Kujdesi i shtuar shpëton jetë”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.