
Kampioni aktual i Premier League, Manchester City ka zhvilluar këtë të shtunë ndeshjen ndaj Nottingham Forest.
Ndeshja që u luajt në stadiumin “City Ground” përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Golin e parë të takimit e shënoi mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva në minutën e 41-të, ndërsa golin e barazimit e shënoi sulmuesi, Chris Wood.
Pas këtij barazimi, Manchester City gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 52 pikë, 2 më pak se lideri aktual, Arsenali.