Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Modeli i Kurtit i mundëson Serbisë të financojë Asociacionin e komunave serbe në Kosovë

Gazeta10
03 May 2023 - 9:26

Pas takimit të mbrëmshëm mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmetësimin e Bashkimit Evropian, Kurti ka prezantuar modelin e asocacionit që ka propozuar në takim para Vuçiqit.

Pika e pestë e modelit të Kurtit thotë se “do të mundësohet që financimi të bëhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, organizatat ndërkombëtare, institucionet e vendeve të treta dhe donacionet, përfshirë edhe nga Serbia.

Kështu duke iu referuar vetmenaxhimit të komunitetit serb, dokumenti i Kurtit ka disa pika.

Pika e parë thotë se asociacioni do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshilit të Evropës.

Pika dytë potencon që “vetmenxhimi do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb  në Kosovë të promovojnë dhe mbrojnë interesat e tyre përmes një kornize vetmenaxhuese”.

Pikat e tretë i referohet një refuzimi të projektit territorial.

Më pas pika e katërt thotë se “Ai do të siguroj një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi mes Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrësëve të Këshillit Konsultativ të Komuniteteve”.

Pika pestë thotë se “do të mundësohet që financimi të bëhet nga buxheti i Republikës së Kosovës, por në financim do të përfshihet edhe Serbia, si dhe kanale ndërkombëtare.

Në pikën vijuese përmendet bashkëpunimi i kësaj strukture vetmenaxhuese me komunat e  tjera të Kosovës.

Ndërkaq, pika shtatë thotë se “do të njohë plotësisht karakteristkat  e Republikë së Kosovës”.

Pikat e tjera flasin për respektim të ligjeve të Kosovës promovimit të vlerave kushtetuese të Kosovës, si pluralizmi, fjala e lirë etj.

Për këtë dokument, Kurti ka thënë se e ka marrë shembull modelin e marrëveshjes Serbi-Kroaci. Sipas kryeministrit ky dokument është vleror, duke iu referuar koncepteve universale për të drejtat dhe liritë e njeriut. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.