Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Modeli kroat i Kurtit për asociacionin, analistët japin vlerësimet

Gazeta10
12 May 2023 - 18:59

Raporti: Driasa Berisha/Kanal10

Propozimi i modelit kroat për Asociacionin e ardhshëm të serbëve në Kosovë ka ndarë në dysh zyrtarët dhe analistët politikë. Teksa të parët e shohin të mirëseardhur këtë model si diçka që nuk e cenon funksionalitetin  e shtetit, dikush tjetër mendon se të gjitha propozimet qojnë drejt ndarjes së Kosovës. 

Takimi i 2 majit në Bruksel ndërmjet Kurtit e Vuciq solli në vëmendjen e opinionit publik për herë të parë një model të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë me shembull atë kroat.

Por ky propozim nga Kurti po shihet në mënyra të ndryshme në Kosovë.

Për, drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimin marrja si shembull e këtij modeli nuk paraqet një rrezik. 

 ‘’Asociacionin’’ kroat si të duhur për Kosovën e sheh edhe profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri.

Megjithatë, për Mazllum Baraliun, profesorin e çështjeve juridike, modeli kroat e as draft-statuti i Ekipit Menaxhues nuk janë të pranueshme sepse synojnë krijimin e “Serbisë së Madhe”.

Pas takimit trepalësh të mbajtur më 2 maj në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se përkundër draftit të grupit punues për Asociacionin ai ka prezantuar  ‘’draft-vizionin’’ e tij të bazuar në modelin kroat.

Modeli kroat parasheh themelimin e Këshillit Kombëtar Serb sikurse në Kroaci, i cili është organ politik i zgjedhur në mënyrë demokratike që vepron si vetëqeverisje e serbëve për çështjet e të drejtave të tyre njerëzore, kulturore, arsimore, ekonomike. /Gazeta/

https://www.youtube.com/watch?v=EVkL77od-Tg

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.