
Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj pas përfundimit të takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, ka reaguar duke thënë se Kryeministri Kurti u dorëzua dhe e ka pranuar marrëveshjen.
“Kosova zyrtarisht mori obligim ligjor, sonte, me dakordimin e Albin Kurtit, që të pranojë një marrëveshje të dëmshme që Asociacionin e ka në qendër”, ka deklaruar Molliqaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Sipas tij ditët në vijim vazhdojnë negociatat për datat e zbatimit të Asociacionit dhe marrëveshjeve të tjera.
Në lidhje me këtë Molliqaj ka paralajmëruar se ditët në vijim do të këtë rezistencë qytetare kundër kësaj marrëveshjeje.
“Dorëzimi i Albin Kurtit nuk do të jetë edhe dorëzim i Kosovës”, ka përfunduar Molliqaj./Gazeta10/