
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se është pro një marrëveshje politike me serbët e Kosovës e Serbinë, por jo në mënyrën se si është duke e bërë Kurti.
“Unë jam për me i njohë serbët e Kosovës, me i trajtu, jam për një marrëveshje politike me Serbinë dhe serbët e Kosovës për me zgjidhë. Por, çka është kah bënë Kurti duke ua cu policinë, e duke bërë kompromis nuk bëhet zgjidhja”, ka thënë ai në Politiko.
Emisionin drejtpërdrejt mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube dhe në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta10