
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se me vendimet e fundit karshi Serbisë, si dhe procesin e dialogut me këtë shtet, kryeministri Kurti do të duhej të shkarkohej nga pozita e tij.
Ai madje ka thënë se Kurti ka mashtruar opinionin publik, i cili sipas Molliqajt, deshi të krijojë përshtypje që Kosova do të mundet ta ndal reciprocitetin me Serbinë, shkruan Gazeta10.
“Me ndaljen e referendumit serb në Kosovë, Kurti e ka krijuar përshtypjen që Kosova mundet vet, e ndalë reciprocitetin, e që as reciprocitet e as njohje s’kemi. Qe ku jemi. Ky është mashtrim i Kurtit. Në fund të procesit s’do të ketë njohje. Ky është mashtrimi i Kurtit, nëse qaq punë s’ka ditë ai duhet të shkarkohet sonte”, tha Molliqaj./Gazeta10