
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publik, kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot.
Molliqaj tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetë mjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq, raporton Gazeta10.
“Miratimi sot në lexim të dytë i Ligjit për Zyrtarët Publik vë një prej themeleve më të rëndësishme legjislative në shërbim të kapjes së shumë prej institucioneve publike, pavarësia e së cilave është jetike për demokracinë dhe liritë e fituara në Kosovë. Nga sot aparati shtetëror i Republikës së Kosovës do jetë lehtë i cenueshëm ndaj tendencave tashmë të dëshmuara autoritare të Albin Kurtit dhe partisë vegël të tij. Kapja e shtetit është e rrezikshme prej kujtdo që kapet. E këtë lloj kapje që është e hapur dhe e shkruar, e kemi paralajmëruar para shumë viteve si mënyrën e veprimit të Albin Kurtit. Atë sot, për fatin tonë të keq, e gjeni në frymën dhe përmbajtjen e këtij ligji.”, ka shkruar ai.
Ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive./Gazeta10