Duhet Lexuar

Momente dramatike kur policia shqiptare e gjen të fshehur në kallamishte të kërkuarin ndërkombëtar

Gazeta10
10 Dhjetor 2023 - 11:58

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga ka rënë Adem Dervishi, i cili ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Napolit në Itali për veprat penale organizatë kriminale dhe trafik droge.

38-vjeçari u kap në lagjen Nr.14 të Durrësit pas informacioneve policore se fshihej në këtë zonë.

Sapo ai pa forcat policore, tentoi të arratisej duke u larguar me shpejtësi në një zonë me kallamishte dhe errësirë të plotë.

Por pas disa minuta ndjekjeje dhe kontrollit të territorit, shërbimet e policisë e prangosën 38-vjeçarin nga Durrësi.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën, në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë i 38-vjeçarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.