Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Momenti kur Dua Lipa betohet për të marrë nënshtetësinë shqiptare (VIDEO)

Gazeta10
27 November 2022 - 15:06

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është bërë sot shtetasja më e re shqiptare. Në Tiranë, ajo mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj, transmeton Gazeta10.

Më pas, te kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, Dua bëri betimin si shtetase shqiptare.

“Unë Dua Dukagjin Lipa betohem me besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektim ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë”. Këtë tekst e lexoi Veliaj, para se fjalët e tij t’i konfirmonte këngëtarja.

“Betohem!”, tha Dua Lipa./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.