Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Morën peng dhe dhunuan të riun për 6000 euro, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Gazeta10
29 May 2026 - 16:16

I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari, R. L. banues në fshatin Risili, Vlorë.

Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro, shkruan rtsh.al, raporton KlanKosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.

Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.