
Profesori i Fakultetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka vlerësuar se angazhimi i mundshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza duhet parë si një mision me karakter humanitar dhe mbështetës, e jo si operacion luftarak.
Sipas tij, roli i FSK-së në një zonë krize si Gaza do të fokusohej në ndihmën për popullsinë civile dhe në përballimin e emergjencave humanitare.
Në aspektin profesional, ai thekson se misioni do të shërbente si një test real i kapaciteteve të FSK-së në kushte të vështira, duke ndikuar në rritjen e disiplinës, koordinimit dhe standardeve, si dhe në bashkëpunimin
Postimi i tij i plotë:
Misioni i Forca e Sigurisë së Kosovës në Gaza duhet parë më shumë si operacion mbështetës dhe jo luftarak.
Detyrat e saj janë :
– Ndihmë humanitare për popullsinë civile (ushqim, ujë, strehim);
– Mbështetje në kërkim-shpëtim dhe reagim emergjent;
– Ndihmë mjekësore bazike dhe evakuim të të plagosurve;
– Pastrim i zonave nga rreziqe si mjete të pashpërthyera;
– Mbështetje logjistike për organizatat ndërkombëtare;
Qëllimet e saj janë:
– Kontribut në stabilitet dhe lehtësim të krizës humanitare;
– Rritja e rolit ndërkombëtar të Kosovës;
-Forcimi i partneritetit me aleatët (sidomos në kuadër të NATO dhe misioneve shumëkombëshe);
– Ndërtimi i imazhit të Kosovës si kontribuese në paqe;
Rezultatet e pritshme te FSK – es janë:
– Përmirësim i kushteve për civilët në terren,
– Rritje e besueshmërisë së FSK-së ndërkombëtarisht;
– Përvojë konkrete operacionale jashtë vendit;
– Hapje e rrugës për misione të tjera ndërkombëtare;
Profesionalizmi & përvoja;
– Testim real i kapaciteteve të FSK-së në kushte të vështira;
– Rritje e disiplinës, koordinimit dhe standardeve;
– Bashkëpunim me forca dhe organizata ndërkombëtare;
-‘Transferim i njohurive moderne në Kosovë;
Çka pritet pas kësaj :
– Mundësi për zgjerim të pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare
-“Rritje graduale drejt standardeve të plota të NATO-s
-‘Investime në trajnime dhe pajisje më moderne
Konsolidim i rolit të FSK-së si forcë me mandat edhe ndërkombëtar
Në thelb, një mision i tillë nuk ka karakter luftarak, por është një hap strategjik për pozicionimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe për zhvillimin profesional të FSK-së.