Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mos gënjej”, përplasje mes deputeteve në Komisionin për Shendetesi

Gazeta10
20 October 2026 - 15:16

Nënkryetari i komisionit për Shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje, Sylejman Meholli iu drejtua koleges së tij, deputetes së LDK-së, Albena Reshitaj duke e akuzuar se nuk ka votuar pro plotësim ndryshimit të Ligjit për ndarje buxhetore.

“Zonja Reshitaj, unë e kuptoj këtë eufori, të them, emocionale për të më treguar si opozitare. Mirëpo, kjo nuk është e sinqertë. Në pikën paraprake, meqenëse po ngrihen dilema se kur ka shkuar buxheti, në pikën paraprake ne e patëm në diskutim dhe miratuam, me shumicë votash, një buxhet prej 102 milionë euro, që shkon saktë në adresë, e keni në dokumente, dhe nëse brenga jote është e sinqertë, atëherë do të kishit votuar për, por ju abstenuat”, tha Meholli.

Ndërkaq deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj iu kundërpërgjigj Mehollit duke i thënë se nuk abstenoi, por votoi pro, teksa e ka akuzuar deputetin nga Vushtrria se po gënjen.

“Unë nuk abstenova asnjëherë. S’është mirë te gënjesh. Nuk bën të gënjesh. I ke kamerat këqyri, nuk është mirë me gënjyer. Pra ne juve, shihni juve që e keni me të vërtetë shëndetësinë, kur ja për çfarë gjëra gënjeni. Nuk bëhet kështu, nuk është në rregull. Unë jam shumë e vetëdijshme kur votoj, edhe çka votoj, edhe pse votoj, edhe qytetarët e dinë. Jo, po nuk është mirë me gënjy, a po e kupton? Nuk është mirë”, theksoi Reshitaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.