Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mos u shqetësoni: Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Gazeta10
20 August 2026 - 10:11

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se të shtunën, më 22 gusht, do të testohet Sistemi i Alarmit Publik në kryeqytet.

Sipas njoftimit, testimi do të nisë në ora 12:15 dhe alarmi do të aktivizohet dy herë nga 30 sekonda, me zë të njëtrajtshëm.

“Qëllimi i këtij testimi është vetëm për t’u siguruar funksionaliteti dhe efektiviteti i pajisjeve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Drejtoria ka kërkuar nga qytetarët që të mos shqetësohen gjatë aktivizimit të alarmit, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik.

“Ju lutemi, mos u shqetësoni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet më tej në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.