Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mosmarrëveshjet e partive për marrëveshjen Kosovës-Serbi

Gazeta10
13 February 2023 - 19:44

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme për dialogun, bëri me dije se në janar, i ishte propozuar nga emisarët e BE-së, një propozim franko-gjerman që ishte e tipit “merre ose leje”. Deputetët opozitarë e fajësuan Kurtin se Asociacioni është bërë kusht para marrëveshjes finale, derisa kritika e akuza kanë hedhur për mungesë të transparencës.

Mosmarrëveshje për marrëveshjen finale me Serbinë kanë shfaqur partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e së hënës, legjislativi i vendit ka diskutuar për procesin e dialogut, me kritikat dhe akuzat e opozitës se Qeveria Kurti, ka dështuar përballë kërkesave të Serbisë.

Iniciuese këtij debati parlamentar, ka qenë Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës, Memli Krasniqi ka shtruar një sërë pyetjesh për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, lidhur me propozimin franko-gjerman dhe pse sipas tij, nuk po shkohet drejt një marrëveshjeje finale.

Sa i përket kritikave rreth planit franko-gjerman, shefi i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se në janar faktori ndërkombëtar ia ka ofruar këtë propozim me mundësinë “merre ose leje”.

Por, një deklaratë të tillë të Kurtit, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka a quajtur të paqartë dhe kontroverse.

Sipas tij, nuk mund të pranohet diçka si bazë e mirë nëse është e mundësisë ‘merre ose leje’.

Ndërkaq, për AAK-në plani franko-gjerman është i pranueshëm dhe sipas kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, marrëveshja finale me Serbinë duhet të ndodhë tani.

Themelimin e Asociacionit, PDK-ja e ka parë si rezultat të veprimeve të gabuara të Kurtit në veri, për çka kanë thënë se tashmë një mekanizëm i tillë është duke u kërkuar para marrëveshjes finale.

Por, kritikat mes pozitës dhe opozitës nuk u ndalën me kaq, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, u përplas me Kurtin duke e cilësuar si  të dobët, e ky i fundit e quajti të papjekur deputetin.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij se Asociacioni nuk mund të themelohet pa plotësimin e gjashtë kushteve të tij, për çka ka kërkuar të opozitës.

Derisa nga partitë opozitare kanë hedhur kritika e akuza të tjera për qasjen e Qeverisë karshi dialogut, mungesën e transparencës, si dhe moskoordinimin me faktorin ndërkombëtar.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.