
I dërguari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.
Ishte parapar që Lajçak përvç zv/kryeministrit Besnik Bislimit, të takohej edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.
Mirëpo takimi nuk pritet të ndodh për shkaktë “mospërputhjes me agjendën”.
Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.
Deri më tani nga Zyra e Kryeministrit është konfirmuar vetëm takimi i tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi nga ora 18:00. /Gazeta10/