
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Gjatë orëve të para të 24-orëshit, në disa lokalitete mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa gjatë ditës vranësirat, kryesisht mbi zonat malore, mund të gjenerojnë vende-vende reshje të dobëta dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 13-39 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa maksimalet prej 28 deri në 31°C./Meteo Kosova