Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti i keq lë pa energji disa rajone – detaje nga KEDS

Gazeta10
20 July 2026 - 18:02

KEDS ka njoftuar se kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik, duke prekur furnizimin me energji elektrike në një numër rajonesh të Kosovës.

Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të identifikuar dhe eliminuar defektet, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.

KEDS ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se intervenimet do të vazhdojnë deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.