Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti sot

Gazeta10
10 October 2026 - 7:49

Këtë të shtunë moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa lokalitete, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 21°C deri në 25°C.

💨 Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s.

🌧️ E diel – 11.10.2026

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të theksuara.

🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6°C deri në 11°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 12°C deri në 16°C.

💨 Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1–9 m/s.

🌿 Kushtet biometeorologjike

Të shtunën, moti relativisht i ngrohtë dhe intervalet me diell do të krijojnë kushte përgjithësisht të favorshme biometeorologjike. Të dielën, rënia e temperaturave, vranësirat dhe reshjet e shiut mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

🌾 Kushtet agrometeorologjike

Reshjet e shiut që parashihen të dielën janë të mirëseardhura për bujqësinë, veçanërisht në këtë periudhë, kur pritet të intensifikohet fushata e mbjelljeve vjeshtore. Shtimi i lagështisë së tokës do të ndihmojë në përgatitjen e sipërfaqeve bujqësore për lavrim dhe punimin e tokës, si dhe do të krijojë kushte më të favorshme për mbjelljen e grurit dhe kulturave të tjera vjeshtore.

Megjithatë, në zonat ku reshjet do të jenë më intensive, rekomandohet që punimet bujqësore të planifikohen në përputhje me gjendjen e lagështisë së tokës, duke shmangur lavrimin dhe mbjelljen në toka tepër të lagështa. Punimi i tokës në kushte të tilla mund të shkaktojë ngjeshjen e saj dhe të vështirësojë përgatitjen e shtratit të farës.

Në përgjithësi, reshjet e së dielës pritet të jenë të dobishme për furnizimin e tokës me lagështi dhe për mbarëvajtjen e fushatës së mbjelljeve vjeshtore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.