
Sipas të dhënave të paraqitura, për ditët e ardhshme në territorin e Kosovës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik.
vende-vende parashihen reshje të dobëta shiu, në formë rigash, të cilat do të jenë të shpërndara në zona të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 16°C.
Temperaturat më të ulëta priten në zonat më të larta dhe në disa pjesë të Kosovës lindore, ndërsa vlerat më të larta parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.