Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Moti sot kryesisht me diell

Gazeta10
23 October 2022 - 7:57

“Prishtina Weather”, ka njoftuar se moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë i luhatshëm.

Temperaturat minimale do të sillen nga 5C deri n 9C ndërsa ato maksimalet nga 23C deri në 25C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione edhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni postimin e plotë:

“Mot stabil, i ngrohtë, kryesisht me diell dhe i thatë në fundjavë dhe gjatë javës vijuese.

21.10.2022 – Anticiklonet që po shtrinë ndikimin mbi rajon, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë, përgjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së fundit të tetorit. Gjithashtu depërtojnë edhe masa më të ngrohta ajore, që do të rrisin temperaturat edhe në vlera verore, deri në 25C.

Mirëpo këto kushte atmosferike të qeta, mund të mbajnë ndotësit ajror në vlera më të rritura pranë sipërfaqes, e në fillim të javës, në rritje mund të ndikojnë edhe depërtime të pluhurit saharian. Megjithëse indeksi do të jetë rreth vlerave të pranueshme, kohëpaskohe do të kalojë edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

22.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare kohëpaskohe.

23.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Ditën me vransira kalimtare.

24.10 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

25.10 – Shumë ngrohtë, e kryesisht me diell.

26.10 – Pas mëngjesit me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, mbetet ngrohtë.

Temperaturat në rritje, minimalet nga 5C deri në 9C, e maksimalet deri në 23C, ditën e diel, e deri të martën edhe 25C.

Erërat frynë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.