Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mozzik viziton Kadri Veselin në Hagë: “Vallahi Kadria është burrë”

Gazeta10
17 November 2023 - 16:01

Reperi i njohur, Mozzik ka vizituar Kadri Veselin në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gramoz Aliu tha se me Veselin biseduan për gjëra frymëzuese dhe qeshëm shumë së bashku.

Ai tha se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve.

“Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .

Lutem që rinia, brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.

Të fala keni të gjithë !”, ka shkruar reperi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.