Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mu duk më e rrugës ta varrosi diku vetë”, dy të akuzuarit japin versionet e tyre për rastin e vrasjes së biznismenit Bedri Rexhepit

Gazeta10
19 February 2025 - 14:20

Seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Jeton e Nexhat Vllasaliut, të cilët po akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, vazhdoi me dhënien e mbrojtjes nga të akuzuarit.

I akuzuari Jeton dha versionin e tij se si kishte ndodhur rasti dhe si e kishte varrosur tani të ndjerin. Kurse, i akuzuari Nexhat tha se as sot nuk e di të vërtetën dhe se nuk ka lidhje me rastin.

Gjatë mbrojtjes, i akuzuari Jeton tha se ishte rrugës me veturë me tani të ndjerin Rexhepi, kur ishin ndaluar nga katër persona. Tha se ai u largua me dy prej tyre nga vetura e të cilët ishin të maskuar, kurse tani i ndjeri ishte në një distancë prej 40 metra me dy të tjerë, gjë që zgjati rreth dy minuta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas tij, kur u larguan ata persona, i thanë se tash e tutje ai ka punë me të (Bedri Rexhepin) dhe se ku u afrua e pa se ishte në tokë.

“Momentin që më kanë lëshu, m’i kanë thanë dy fjalë: “këqyr çka po bën me të nderin Bedriun se këtu e knena ke ti punë me ta”. Dhe unë jam afru dhe e kam pa në tokë, jam mundu me i dhanë ndihmën e parë aq sa kam ditë dhe sa kam mujt, por e kam pa që është e kotë”, tha i akuzuari Jeton.

I akuzuari tha se atë ditë ishte shumë i stresuar e ngarkuar dhe se ishte munduar t’ia japë ndihmën e parë, por që e pa se s’kishte efekt. Tha se i ishte dukur e rrugës që tani të ndjerin ta varroste vetë diku.

“Ndoshta nga ndihma jem e parë kam mundur ta lëndoj, e kam hap kerrin, e kam qit në karrige dhe kam vazhduar për në fshatin tim… një kaci edhe një kazmë, dhe e pshtjella trupin e të nderit dhe me atë makinë e çova, mu m’u duk që është vend ma i sigurt për me varrosë të ndjerin”, tha i akuzuari Jeton.

Ai tha se tani të ndjerin e kishte dërguar në arat e Janjevës dhe e kishte lënë aty, më pas ishte nisur këmbë, e që pastaj ishte takuar me vëllain- tani të akuzuarin Nexhat të cilin e kishte thirrë dhe ishin nisur me veturë.

“Të nesërmen isha duke e kry një objekt në fshatin Llapashticë, kisha një agregat dhe pak mjete pune që më kishin mbetë pasi që isha veç në përfundim dhe e kam marrë agregatin dhe ja kam pru Nexhatit ku ish tu punu në Hajvali”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.