Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muharrem Sahiti tregon detajet e nënshkrimit me Franco Fodan

Gazeta10
18 February 2024 - 22:43

E diela sjellë emisionin “Kampionët” në ekranet e shikuesve.

Për të folur rreth selektorit të ri të Kosovës e Superligës, të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Muhamet Dragusha, Artan Osmani dhe Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte është i ftuar edhe Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares së Kosovës.

Drejtori i kombëtares së Kosovës, z. Sahiti tregoi detajet e nënshkrimit me Franco Fodan, trajnerin e ri të Kosovës.

“Kemi pasur bisedime me shumë trajnerë, të cilët kanë qenë gjermanë, italianë e spanjollë, mirëpo vendosëm në fund për Franco Fodan, për shkak të kaluarës së tij dhe eksperiencës së tij menaxheriale” – tha ai.

Tutje, ai tha se janë të kënaqur me vendimin që kanë marrë si federatë.

“Jemi shumë të kënaqur, ngase është biseduar në detaje, nuk kemi vendosur shpejtë, na ka ardhë mirë që edhe ai ka marrë kohën e tij për të vendosur, ai erdhi i pa kushtet dhe në fund vendosi të na bashkohet” – tha ai.

Sahiti konfirmoi se secili trajner i Kosovës deri më tani ka qenë me stafin e tij.

“Secili selektor deri më tani ka pasur stafin e tij, duke filluar nga Bernard Challandes që ka qenë vet i treti, mandej Giresse ka qenë së bashku me 4 trajnerë në staf dhe tashmë Foda është vet i pesti në stafin e tij, që do ta udhëheqin Kosovën” – përfundoi ai./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.