Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muharremi: Mundemi me i pas dy palë zgjedhje këtë vit, do të jetë maratonë

Gazeta10
12 Maj 2026 - 12:42

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi PDK nuk pranoi Fatmir Limajn në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se njerëzit kanë të drejtë me refuzu ose me pranu, duke shtuar se nuk duhet të humbet më kohë me këtë temë.

‘E mos të harrojmë që mundemi, me shumë gjasë, me i pas dy palë zgjedhje këtë vit, pra ka me qenë maratonë. Gjithashtu, edhe Nisma ka gjasë me u ripozicionu nëse dëshiron me garu”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Qyre, me gjithë respektin, po mos na lodhni tash me këtë temën e Fatmir Limajt. Problemi ynë nuk është me shpëtu askënd e as me bë deputet.

Ne po luftojmë për me sjellë ndryshim ekonomik, me kriju kapacitete të reja të energjisë, jashtëzakonisht thelbësore, e me ruajt demokracinë që e kemi kriju.

Fatmiri i dërgoi letër Hamzës e gjithashtu e shprehu dëshirën me qenë pjesë e listës, por nuk u pranua. Njerëzit kanë të drejtë me refuzu ose me pranu. Ky ka qenë verdikti.

Tash mos të humbim kohë e fokus me këtë temë, se nuk sjell asnjë dobi. Le të fokusohemi si me u konsolidu sa më mirë që me gjeneru ndryshime që shumë i nevojiten Kosovës.

E mos të harrojmë që mundemi, me shumë gjasë, me i pas dy palë zgjedhje këtë vit, pra ka me qenë maratonë. Gjithashtu, edhe Nisma ka gjasë me u ripozicionu nëse dëshiron me garu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.