Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muhaxheri pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Do të bashkëpunoj me drejtësinë për të zbardhur rastin

Gazeta10
26 October 2026 - 11:50

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë.

Muhaxheri ka thënë se kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve, dhe se vrasja e saj përveç se një dhimbje e madhe për familjen është kambanë e fortë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe mekanizmat tanë institucionalë.

“Pasi pamë shqetësimet dhe thirrjet e saj të fundit publike e institucionale, kemi kërkuar menjëherë një pasqyrë dhe verifikim të plotë të çdo hapi dhe kontakti që institucionet tona kanë pasur në këtë rast. Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë. Si Kryetar i Komunës së Pejës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë qytetarëve. Angazhimi ynë për të mbrojtur gratë dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet e shurdhër do të jetë i palëkundur, duke bashkëpunuar ngushtë me drejtësinë për të zbardhur plotësisht çdo detaj të këtij rasti”, ka shkruar Muhaxheri

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.