Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Muja për gazin amerikan: Skepticizmi i Kurtit ndaj projektit po dëshmohet i drejtë

Gazeta10
14 October 2026 - 21:45

Analisti Basri Muja ka komentuar në emisionin “Politiko” në Kanal10 çështjen e projektit të gazit amerikan dhe skepticizmin e Qeverisë Kurti ndaj tij.

Muja tha se zhvillimet e fundit, sipas tij, po e përforcojnë qëndrimin e atyre që kanë qenë skeptikë ndaj projektit.

Ai ngriti shqetësime për rolin e diplomatëve amerikanë në promovimin e projekteve të caktuara, duke pretenduar se në disa raste interesat e kompanive të ndryshme mund të ndikojnë në angazhimet diplomatike.

“Ne kemi pasur të drejtë, sepse po shihet që rolin e diplomatëve amerikanë e shfrytëzojnë për përfaqësimin e interesave të ngushta të tyre, për interesat e kompanive të ndryshme”, u shpreh Muja.

Ai përmendi edhe zhvillime në Greqi, Rumani dhe vende të tjera, si shembuj që, sipas tij, ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si promovohen projekte të caktuara.

Muja vlerësoi se këto zhvillime i japin më shumë peshë skepticizmit të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij ndaj projektit të gazit amerikan./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.