Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka i ka hedhur poshtë akuzat e Listës serbe, kinse një kompani shqiptare, ditë më parë, kishte punuar afër kanalit ku edhe ndodhi sulmi.
Sipas Mujkas, punimet u zhvilluan në një vend tjetër, në Zubin Potok.
“Ato janë iniciata politike, kompania i punon punët që i ka në kuadër të projektit të cilin e ka fitu. Pra, kompania ka punuar në Zubin Potok, ku sipas dëshirës së qytetarëve bëhet mbulimi i pjesës së kanalit, 400 metra, pra ka qenë kanal i hapur por për shkak të sigurisë qytetarëve dhe fëmijëve ata kanë bërë kërkesë të mbyllët, dhe Ibër-Lepenci i’u është përgjigj pozitivisht kërkesës”, deklaroi ai.