Politiko

Mujka me detaje për shpërthimin: Një dinamit ishte vendosur në fund të kanalit

Gazeta10
02 Dhjetor 2024 - 21:03

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka në një intervistë ekskluzive me Kushtrim Sadikun nga Varaga e Zubin Potokut, ka thënë se shpërthimi i së premtes ka ndodhur me një dinamit i cili ishte vendosur në fund të kanalit.

“Shpërthimi ka ndodhur këtu me një dinamit i cili është vendosur në fund të kanalit dhe me fitil i cili është i papërshkrueshëm nga uji. Vetë dinamiti dhe fuqia e ujit ka bërë që dëmi të jetë edhe më i madh se vetëm nga këndvështrimi i dinamitit”, ka thënë Mujka.

Tutje, ai ka theksuar se si pasojë e shpërthimit ka pasur çarje dhe dëmtime të pjesës anësore të kanalit të Ibër-Lepencit.

“Kemi pasë çarje apo thyerjen e kësaj pjesës së murit dhe shumë dëmtime anësore përgjatë këtij kanali me shumë çarje”, ka thënë Mujka.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.