
Gino Mulliqi nga organizata Albanians for America, në një lidhje direkte nga Uashingtoni për emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka folur për pritjet e shqiptarëve në Amerikë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Muliqi tha se shqiptarët në Amerikë e konsiderojnë të padrejtë çdo vendim tjetër përveç lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.
“Flas në emër të krejt shqiptarëve në Amerikë kur them se kjo gjykatë është e padrejtë. Çfarëdo vendimi, përveç lirimit të heronjve tanë, është i padrejtë dhe i papranueshëm”, deklaroi Muliqi.
Ai u shpreh gjithashtu me urimin që dita e nesërme të jetë ditë feste për shqiptarët, në pritje të vendimit të Hagës.