Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mund të dëgjohen shpërthime dhe zhurma në Harilaq, FSK paralajmëron për aktivitete ushtarake

Gazeta10
20 October 2026 - 13:24

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në Harilaq, gjatë periudhës 23 tetor – 5 nëntor.

Sipas njoftimit të komunës, ushtrimet në Harilaq janë planifikuar për dy data të veçanta:

23 tetor – Ushtrime praktike me shpërthimin e minave artizanale.

30 tetor – Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma të shkaktuara nga aktivitetet trajnuese.

Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të FSK-së.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.