Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mundësi e jashtëzakonshme drejt karrierës ushtarake në SHBA, hapet konkursi nga Ministria e Mbrojtjes -VIDEO

Gazeta10
24 August 2026 - 17:41

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për nominimin e kandidatëve që do të kenë mundësinë të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të MM-së, të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, janë të moshës 18–22 vjeç dhe i plotësojnë kriteret shëndetësore, fizike dhe ligjore.

Kjo është mundësia për të ndërtuar një karrierë ushtarake në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aplikimi do të jetë i hapur nga 24 gusht deri më 7 shtator 2026.

Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për të studiuar në akademinë ushtarake në SHBA mund të gjeni në webfaqen e ministrisë : https://mod.rks-gov.net/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.