
Ndryshimet në çmimin e energjisë elektrike të paralajmëruara nga ZRRE-ja, po percjellet me shqetësim të madh nga qytetarët në vend.
Profesori i inxhinierisë elektrike, Vezir Rexhepi përmendi disa faktorët e mundshëm determinant në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Zakonisht Zyra e Konsumatorit të Energjisë si komponent kryesor i monitorimit të shpërndarjes dhe gjenerimit, si dhe për licensimin e kompanive që marrin pjesë në tregun e energjisë elektrike, çdo vjet i merr ofertat, kërkesat e secilit operatorë i shqyrton. Me shumë gjasë ka kërkesa për rritje të energjisë elektrike nga KEDS, ndoshta edhe të tarifave, supozoj edhe të transmetuesit të operatorit të task-misionit e me gjasë, ndoshta ka edhe kërkesë prej gjenerimit, prej termocentraleve të Kosovës A dhe B“, tha ai.
Ndërkaq, Rexhepi tregoi edhe për ndikim që pritet ta ketë ky vendim.
” Ndërkaq se si do të pritet nga qytetarët dhe bizneset do të ndikoj pa dyshim në xhepin e tyre,edhe në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të industrisë. Rritja nëse ndodh është një vjeçare, por nëse s’ka kërkesa për zbritje, do të vazhdoj”, shtoi ai.