
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Gani Sejdiu, Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Florjan Karaqi.
Gjatë diskutimit për krijimin e Ligës U21 në Kosovë, foli edhe Bekim Shotani.
“Nuk ka seriozitet në FFK, është hajgare sepse disa ekipe nuk mund të jenë të gatshme financiarisht për të qëndruar vetë në Superligën e Kosovës.”, tha ai.
Tutje, ai vazhdoi me kritika ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Federata duhet të jetë organizatore e kësaj Lige, si dhe të ndihmojë klubet në realizimin e saj.”
Trajneri Shotani foli edhe për aspektet negative tjera të Ligës U21.
“Kosova ende nuk ka fusha të gatshme për zhvillimin e ligës, andaj mendoj se kjo është shumë pengesë e madhe për Federatën.”, përfundoi ai.