
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje ka dështuar të mbahet në mungesë të deputetëve, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, në seancën e së enjtes, ka miratuar, pos tjerash, edhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Ndërsa, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, ka bërë të ditur se deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare nga partitë opozitare për shpërndarjen e Kuvendit.