
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati në emisionin ADRESA me Arben Ahmetin në Kanal 10 ka theksuar se fatmirësisht para se me u shpërba Kuvendi është votuar buxheti me rreth 4 miliardë sikurse edhe disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.
“Por rrezik është që nëse nuk miratohet disa marrëveshje deri në fund të qershorit për planin e rritjes, mund të humbin disa mjete nga BE”, tha ai.
Murati megjithatë një lajm të mirë në ADRESA e ka dhënë se deri në fund të qershorit të gjitha bizneset do të kenë arkat fiskale digjitale.
Ai ka treguar se çka do të ndodhë edhe me arkat e vjetra që bizneset i kanë blerë rishatazi, duke shtuar se edhe ato mund t’i mbajnë, por normalisht arkat digjitale janë më të mira.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10