Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murati: Komunat s’e kundështuan, ato e mirëpriten rritjen e tatimit në pronë

Gazeta10
27 January 2023 - 12:16

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitur si brengë çështjen e rritjes së faturave të tatimit në prone, raporton Gazeta10.

Ai tha se vetëm tri komuna kanë pasur vërejtje të cilat sipas tij, janë adresuar, ndërsa komunat e tjera s’kanë reaguar fare.

“Madje disa komuna edhe e kanë mirëpritur vlerësimin e ri për shkak se duhet të theksohet që vlerësimi i ri mundëson një vlerë reale, qoftë edhe për qytetarin por edhe iu ndihmon komunave sepse kanë të hyra më shumë kur vlera është reale”.

“Pra, komunat e kanë mirëpritur për faktin se krijon më shumë të hyra për ta. Mirëpo në momentin kur ka filluar që të ketë reagim qytetarë, ka filluar edhe fajësimi i ministrisë së Financave, që në fakt ministria e Financave s’ka të bëjë fare me të hyrat në tatimin në pronë pasi që janë të hyra komunale”, është shprehur Murati.

Tutje, ai tha se raportin e vlerësimit të pronave, komunat e kanë pranuar më 31 tetor dhe siç tha kanë pasur afat prej 1 muaji që të reagojnë, dhe reagim ka pasur vetëm nga tri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.