
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria do të subvencionojë me 50% secilin biznes që rrit pagat, raporton Gazeta10.
Murati ka thënë se është koha që fitimet e shtuara bizneset t’i ndajnë me punëtorët, sidomos tani kur është shtrenjtuar edhe jeta.
Më tej, Murati ka thënë se për ta bërë këtë më të lehtë Qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat duke subvencionuar 50% të pagës për tre muaj e parë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve
Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet.
Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta.
Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme.
Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor, duke ndjekur hapat si në vijim”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10