Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murati: Numri i veteranëve të UÇK-së është fryrë, kemi kërkuar të bëhet verifikim

Gazeta10
04 December 2022 - 19:47

Në prezantimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës nga kryeministri i vendit Albin Kurti, prezent ishte edhe ministri i Financave Hekuran Murati, i cili  ka folur edhe për çështjen e pensioneve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta10.

Murati ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “janë të fryra”, teksa ka shtuar se do të bëhet verifikimi me ligjin e ri.

“Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Gjakovë.

Ministri tha se ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve.

“Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim. Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, shtoi ai.

Një veteran i luftës aktualisht paguhet 170 euro. Sipas projektligjit të cilin e votuan shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës paga minimale do të jetë 264 euro ndërsa aktualisht është 130 dhe 170 euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
09 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.