Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati-Ramës: Fushata ka përfunduar, tash duhej t’i ktheheshit punës

Gazeta10
14 Nëntor 2025 - 18:22

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Financave, të udhëhequr nga ministri në detyrë Hekuran Murati, duke e akuzuar këtë institucion se po bllokon pagesat për punëtorët dhe shërbimet për qytetarët e kryeqytetit.

Pas padisë, ministri në detyrë Hekuran Murati reagoi ashpër, duke e quajtur “marrëzi” veprimin e Ramës.

Ai tha se komuna nuk ka arritur ta miratojë buxhetin brenda afatit ligjor dhe se kryetari po tenton t’ua hedhë fajin të tjerëve.

Murati gjithashtu paralajmëroi se kallëzimi i rremë penal mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burg, duke theksuar se kallëzimi i Ramës është bërë më 7 tetor, gjatë fushatës zgjedhore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.