Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Muriqi i lumtur te Mallorca, thotë se do t’i qendrojë besnik  

Gazeta10
11 February 2024 - 22:58

Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.

Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.

Ekskluzivisht për “Kampionët” sonte foli edhe Vedat Muriqi, sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe RCD Mallorca në Spanjë.

Ai foli edhe për të ardhmen e tij te skuadra nga Spanja, RCD Mallorca.

“Për momentin jam shumë i lumtur te Mallorca, jam falënderues për mundësinë e dhënë pas lëndimit të pësuar, andaj u kam borxh” – tha ai.

Mirëpo, Muriqi la hapësirë për një largim në një të ardhme.

“Deri verës nuk i dihet, ndoshta edhe marrë një vendim tjetër, mirëpo momentalisht jam shumë në rregull në këtë klub, tifozët më dëshirojnë, më pëlqen dashuria që marrë çdo ditë, familja ime është e lumtur. Pos këtyre, kam edhe kontratë deri në vitin 2027 dhe jam i bindur që do ta përmbushë” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.