
Muriqi po kalon në formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Mallorcas këtë sezon.
Sulmuesi i Kosovës ka gjetur përsëri rrugën e golit, madje edhe ka asistuar kundër skuadrës Pontevedra, raporton Gazeta10.
Ky është goli i nëntë i Muriqit me Mallorcan në të gjitha garat.
Me golin dhe asistin e Muriqit, Mallorca ka kaluar në fazën tjetër të kupës spanjolle.