Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Murtezi: Rasti te Drita – Prishtina është penalti e pastër për skuadrën nga kryeqyteti

Gazeta10
10 March 2024 - 23:04

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë fundjavë, duke trajtuar tema të ndryshme.

Kësaj here fokusin kryesor e kemi te ‘gabimet’ e gjyqtarëve në ndeshjet e fundit, sidomos në ndeshjet e xhiros së 24-të në elitën e futbollit kosovar.

Në studio, analistit të përhershëm, Bekim Isufit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Muhamet Dragusha, Blendi Memaj dhe Shpëtim Murtezi.

Ish-gjyqtari në Superligën e Kosovës, Shpëtim Murtezi flet edhe për rastin e penaltisë në ndeshjen Drita – Prishtina.

Për këtë rast, klubi i Prishtinës ka bërë reagim zyrtar ndaj gjyqtarit Valon Bajgora, i cili ishte kryesor i VAR-it në këtë ndeshje. Kryesor i ndeshjes ishte Erdall Zasella.

Prishtina supozon se një prekje me dorë nga Albin Prapashtica në zonën e rrezikshme ishte penalti në të mirë të tyre, që nuk u referua nga gjyqtarët e ndeshjes.

Murtezi thotë se ky rast ishte penalti për Prishtinën.

“Kjo është penalti e pastër. Unë mendoj se fajtori kryesor është VAR-i, ata është dashur ta ftojnë gjyqtarin kryesor për rishikim, pasi prekja me dorë ekzistoi dhe ishte rast i pastër për penalti.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.