
Avokati Skender Musa, ka komentuar për dorëheqjen e komunitetit serb nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
Musa në Info10, ka deklaruar se ky veprim është kthim i madh prapa për Kosovën, pasi është dashtë angazhim i madh i vendit që ky komunitet të integrohet në institucione, transmeton Gazeta10.
“Sa i përketë institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, është një kthim i madh prapa, sepse është dashtë angazhim i madh që të integrohen komuniteti serb në Institucionet e Republikës së Kosovës. Padyshim që është kthim i madh, dhe duhet tash angazhim i ri shtesë, dhe kjo do të ndikojë edhe në prolongimin e bisedimeve”, ka thënë fillimisht ai.
Musa më tej, ka deklaruar se Kosova do të duhej ta shtyente afatin për targat, e jo të lejonte të krijohej kjo situatë./Gazeta10