Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musa: Siguria në IML jashtëzakonisht e mirë, ata nuk pranojnë urdhëra nga askush

Gazeta10
21 February 2023 - 18:24

Avokati Skender Musa teksa ka folur për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë ka deklaruar se siguria në Institutin e Mjekësisë Ligjore është jashtëzakonisht e mirë.

Musa në Info10 në Kanal10 tha se me aq sa i njeh të punësuarit  në këtë institutë, ata s’do të pranonin asnjëherë urdhëra nga askush, qoftë edhe nga ndonjë politikan, shkruan Gazeta10.

“Jam i sigurt se asnjë zyrtar i këtij institucioni nuk kanë qenë të interesuar të shkatërrohen këto prova. Me aq sa i njoh ata mjeko-lirgjor, mund të largohen krejt ga puna, por nuk pranojnë urdhëra nga prokurorët, avokatët e as nga politikanët, sepse në fund të fundit të gjitha palët varën prej tyre, dhe asnjëherë nuk ka ndodh që për hatër të dikujt të bëjnë ekspertiza. Unë si besoj asnjë poitikani, është niveli më i ulët. Ata mjekë nuk e shkelin profesionin e vet, se marrin në qaf një familje”, tha tutje Musa në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.