
Edhe kjo e diel është e rezervuar për emisionin “Kampionët”, me një super panel, si gjithmonë.
Të përhershmit Bekim Isufi, sonte në studio i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Blendi Memaj, Kushtrim Mushica dhe Kron Sadiku.
Ish-portieri i Kosovës dhe Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, Kushtrim Mushica flet për shortin e Kosovës.
“Është një short shumë i lehtë, jam optimist, mirëpo kalimi i grupit do të arrihet vetëm më një trajner të mirë, i cili nxjerrë maksimumin nga ky grup i lojtarëve” – tha ai.
Kosova është shortuar në grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe njërën nga Lituania ose Gjibraltari.