Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet non-grata, e jo t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit

Gazeta10
27 July 2023 - 21:25

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Dejona Mihali e Vetëvendosjes duhet të shpallet person non-grata.

Ajo në emisionin “21 Gradë” ngriti dyshime se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend, përcjell portali rtv21.tv

“Saktë e dijnë që po bëjnë dëm me dorën e vet që po e ngrisin, kanë më iu bind urdhrave të Dejona Mihali,t e cila nuk dihet as kush është as nga kush paguhet , as çka bën, as interesave të kujt i shërben dhe ata thotë Dejona ngrinte dorën, i keni pa në seancën e fundit për së fjeturi kanë votuar”, tha Musliu.

E pyetur se a e njeh personalisht Mihalin, ajo tha se e njeh vetëm figurativisht derisa shtoi se ka informacione të dyshimta për të.

“Unë mendoj që në një vend normal në rrethana normale, personi si Dejona Mihali e cila ngjallë urrejtje, propagandë, konflikt, duhet të shpallet person non-grata jo të avancohet e t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, kjo është e pakuptimtë dhe e papranueshme”, tha Musliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.