
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në një reagim dërguar Kanal10, ka thënë se kryesuesit e seancës vazhdimisht i bëjnë presion opozitës kur përdorin fjalën “mashtrues”, në seancë, teksa sot për gjuhën e Zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi ndaj Abelard Tahirit, nuk ka reaguar.
Musliu ka thënë se pozitës do t’i përgjigjet me gjuhën e njëjtë, teksa ka thënë se është e papranueshme që në çdo seancë të ofendohen deputetët e opozitës pa dallim, transmeton Gazeta10.
Reagimi i plotë:
Kryesuesit e seancës në vazhdimsi na bëjnë presion edhe për fjalën MASHTRUES kur e përdorim në foltore, ndërsa sot kur Shefit të Grupit Prlamentar të PDK-së, zv.Kryeministri i Kosovës, i drejtohet me fjalën bandit, kryesuesja e seancës nuk ja tërhjeku vërejtjen.
Unë e kam thënë publikisht në atë Kuvend që gjuhës së tyre do t’i përgjigjem me gjuhën e njejtë sado e vrazhdë të jetë ajo sepse ata gjuhë tjetër nuk kuptojnë.
Është e papranueshme që në çdo seance në mungesë të argumenteve Kabineti Qeveritar ofendon deputetë e opozitës pa dallim. Ua kujtoj edhe ofendimet e Hekuran Muratit ndaj deputetes Vlora Dumoshi dhe shumë raste tjera.
/Gazeta10