
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ia ka bërë gjashtë pyetje kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Kështu, ajo ka thënë se meritat e Kurtit në temat operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.
Më tej, ajo ka shtuar pyetjet që kryesisht kanë të bëjën me rrafshin e sigurisë dhe të kushteve të Policisë së Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
“Albin Kurti vazhdon të jetë qesharak në çdo postim të tij.
Ai nuk hezitoj të marrë si meritë të tij punën profesionale e operacionale të Policisë së Kosovës.
Meritat e Albbin Kurtit në çështjet operacionale të Policisë së Kosovës janë zero.
Tani unë do ti parashtroj Albin Kurtit gjashtë pyetje publike që kanë të bëjnë me Policinë e Kosovës:
1. Pse nuk e emroni Drejtorin e Përgjithëshem të Policisë së Kosovës? ( janë bërë më shumë se katër muaj pa drejtor).
2. Pse katër mbledhje radhazi në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar votimi në parim i Projektligjit për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. ( me urdhër të Albin Kurtit,Deputetet e LVV anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë pjesë në votim. Përjashtim bënë deputeti Fatmir Humolli nga LVV që ka votuar për.)
3. Pse Policia e Kosovës që tri vjet nuk ka blerë çizme për policët?
4. Pse që pesë vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, e ata pjestarë kësaj njesie i keni mbajtur me nga tri javë ditë atje në very?A ta polic e kanë nga një uniformë, nëse i bëhet me lloç, lagen nga kushtet atmosferike apo gervishen duhet me e pastru atë dhe me përdorë të njëjtën.
5. Sa është numri i policëve që po e braktisin shërbimin në polici?
6. Sa policë të Policisë së Kosovës bëjnë punë sekondare për të mbajtur familjen?”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10